Dhimbja e këtij babai flet në çdo fjalë që lëshon teksa tregon se si e kishte marrë vesh vdekjen e të birit, Indrit Çelës. Ky i fundit u vra në një banese në Myslym Shyri, gjatë kohëse që ishte duke rregulluar një kondicioner. I ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Baftjar Çela i bëri thirrje ambasadës së SHBA-ve dhe jo vetëm që të ndërhyjnë për t’u bërë e mundur hetimi i ngjarjes që i mori jetën djalit të tij të vetëm (Indrit Çela kishte 3 motra).

I dëshpëruar dhe me zërin që i dridhej, i moshuari tha se në këtë vend nuk ka shpresë më, ndërsa shtoi se ndihet i rrezikuar për jetën e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij.

Po ashtu ai tha se edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit nuk të vrisnin në shtëpi.

“Kush ka një fije ndërgjegje i bëj thirrje për ndihmë, se kam frikë për fëmijët, nipër, e mbesa. Ku e kam garancinë nga ky vend? Nuk kam asnjë fjalë çfarë të them. Se s’kam shpresa. Do i bëja thirrje ambasadave të huaja, ambasadës së SHBA, që t’u japë shpresë këtij populli, pasi ia kanë marrë këtij vendi. Këtu nuk ka klasë punëtore, as sindikatë. Njerëzve iu janë thyer ëndrrat. Të rinjtë ku e kanë shpresën që do punojnë? Ku e kanë garancinë e jetës? Për punë kam bredhur në zyrat e punës, njëri kërkonte leke, tjetri…E kanë bërë këtë vend paçavure, ia kanë nxirë vendin këtij populli. Ç’të them unë më?! Le të flasin të rinjtë, kush ka forcë që të flasë. Çfarë garancie kemi ne për jetën? Ku i kemi shpresat? Ta marrësh tjetrin në shtëpi dhe ta vrasësh! Edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit se bënte këtë. Të jepte bukë, të nxirrte jashtë dhe të thoshte: Ruhu tani! Nuk e di as ngjarjen se si ka qen, por çfarë më kanë thënë. Nuk shteren ato britma”, tha babai, percjell “BalkanWeb”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: