“BalkanWeb” siguron dosjen e plotë të Prokurorisë të operacionit “Limit” që coi në pranga 58 persona në tre vite, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Në dosje janë të transkriptuara bisedat mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të cilët bisedojnë mes tyre, për mënyrat e trafikimit.

Në bisedën e datës 19/12/2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Bamllari dhe shtetasit me emrin “Bledi”, Olgeri e pyet nëse e kishte takuar atë ‘çobanin e vockël’ dhe ai i thotë dje e kishte takuar. Olgeri i thotë ta marrë të t’i bëjë një program për të folur, por Bledi i thotë se po pret të marrë një telefon tjetër ku ndër të tjera komunikojnë:

Pergjimet
Pergjimet

Olgeri: Eee! Je takuar me ata ?
Bledi: Me kë mo?
Olgeri: Me atë çobanin e vockël
Bledi: Dje mo u takova me atë
Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu
Bledi: Çart ë më bëjë?
Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program
Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton,o? Po pres të më sjellin një telefon
Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.Aj

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: