“BalkanWeb” siguron dosjen e plotë të Prokurorisë të operacionit “Limit” që coi në pranga 58 persona, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.
Në vijim të përgjimeve të përgjimeve, prokuroria ka transkriptuar bisedën e Olger Bamllarit, menjëherë sapo ka marrë vesh se xhaxhai i tij Genci Bamllari është arrestuar. Ai komunikon me telefon me Aleksandër Pepin, edhe ky i arrestuar në vijim të hetimeve. Në bisedë Olgeri i kërkon Aleksandrit të dalë me urgjencë, c’ka për prokurorinë ka ngritur dyshime si person i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal. Aleksandër Pepi ishte gjithashtu i njohur me emrin (Bani) Biseda telefonike është regjistruar më 17 dhjetor 2018.
Bani: Ë mo vlla!
Olgeri: Ku je o ?
Bani: Në shpi
Olgeri: Zbrit poshtë urgjent!
Bani: Ja erdha
Olgeri: Aj
Në vijim të transkriptimeve telefonike është regjistruar edhe biseda mes Olger Bamllarit dhe Andrea Kapuranit. Andrea thotë se e kishte marrë për ta pyetur për xhaxhain por kishte marrë Lanën dhe Olgeri konfirmon se e kishin kapur.
Pak orë më vonë, në po të njëjtën ditë, Olger Bamllari komunikon me shtetasin Erion Demolli, i cili gjithashtu e pyet për xhaxhain dhe Olgeri i konfirmon se e kishin kapur. Një ditë më pas, Olger Bamllari bisedon me Vangjush Kapuranin dhe e pyet për xhaxhain.
Bamllari: Alo!
Kapurani: E mo, Geri!
Bamllari: E mo !
Kapurani: E mo unë s’dinja gjë dje mo, sot e mora vesh në mëngjes
Bamllari: Eo
Kapurani: Bo bo bo. Ndonjë spiunllëk, ndonjë kshu ëëë?
Bamllari: Po spiunllëk o, s’ka tjetër
Kapurani: Po. Po. Mirë o
(BalkanWeb)