“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e Prokurorisë në lidhje me operacionin “Limit”, ku 58 persona u arrestuan për trafik narkotikësh, kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës.
Ky operacion u zhvillua pak ditë më parë, ndërsa policia tha se zbulimi i aktivitetit të tyre është kryer përmes metodave speciale, ndërsa edhe shtatë persona të tjerë janë ende në kërkim policor, pasi dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“BalkanWeb” ka zbardhur bisedën nr.207000 datë 18:12.2018, 8:39, të pasdites, biseda e cila zhvillohet mes Olger Bamllarit dhe shtetasit “Bledi”, i cili përdor numrin telefonik celular +3069 47 312 337, ndërsa ai i thotë se ka shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar andej dhe ishte takuar me “qerosin” dhe i kishte thënë t’i hiqte të tëra, telefon, facebook,etj.
Ata ndër të tjera komunikojnë si vijon:
844: Po atë telefonin do ta shokësh ndonjëherë apo vari…..?
337: Epo u takova me atë qerosin, më tha hiqi të tëra, i fshiva karta këto kshu.
844: Eee!
337: i hoqa tëra.
844: Po nuk të bëri një tjetër ay?
337: Po jo bre, ndrro telefon tha. E mirë i thashë.
844: Paska qenë lo… ay!
337: Çfarë të të thotë vëllai
844: Thoji të të bëjë një tjetër ay ka…”