Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë miell ermik, ¾ filxhan vaj, ¾ filxhan mjaltë, 1 filxhan fruta të thata, 4 filxhanë lëng portokalli, 1 shkop kanelle
Kanellë pluhur, Lëkurë portokalli.

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim shkopin e kanellës, 1 filxhan lëng portokalli dhe frutat e thara si rrushi, kumbulla, kajsi, boronice, etj. I japim një valë dhe i lemë të zbuten.

Në një tenxhere tjetër hedhim vajin dhe pasi të ngrohet shtojmë miellin dhe e kaurdisim për 5-6 minuta, shtojmë më pas frutat e zbutura dhe më pas lëngun tjetër të portokallit, e përziejmë derisa të shkëputet nga anët.

Ndërkohë shtojmë dhe futat e tjera të thata: bajame, arra dhe lajthi të cilat i kemi kaurdisur pak në një tigan për të lëshuar vajrat eterike. Pasi të jetë ulur temperatura shtojmë dhe mjaltin, e përziejmë e vendosim në gota ose tasa ëmbëlsirash dhe e servirim me kanellë pluhur dhe fruta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: