Nga: ZONJA KATERINA
1 pulë
2-3 patate
1 qepë
1-2 karrota
½ filxhan oriz
2 kokrra vezë
1-2 kokrra limon
3-4 lgj vaj ulliri
1.5 litër ujë
Kripë, piper
Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim pulën të ziejë duke shtuar dhe qepën të prerë në kubikë, 2 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper. Pas 30 minutave shtojmë patatet dhe karrotat dhe më pas orizin. Largojmë pulën e zjerë dhe e copëtojmë duke e pastruar nga kockat.
Përgatisim salcën me vezë dhe limon duke rrahur fillimisht të bardhat në marengë dhe duke shtuar më pas te verdhat dhe lëngun e limonit. Marrim më pas pak nga lëngu i supës dhe rregullojmë temperaturën e vezëve që mos të priten. I shtojmë vezët tek supa dhe e lemë supën të marrë valë dhe për 5 minuta dhe më pas e kemi gati supën për ta servirur të ngrohtë me majdanoz të grirë hollë.
(Vila24/BalkanWeb)