GREQI
Mediat e vendit fqinj shkruajnë detaje për ngjarjen e rëndë të n dodhur pak ditë më parë në një burg grek, ku një shqiptar 38 vjeç është vetëvarur.
Shqiptari ishte burgosur në burgun e Korydallos. Ai mbahej në qeli pasi në korrikun e vitit të kaluar vrau një bashkatdhetar në Nju Anchialos. Sipas asaj që merret vesh paraprakisht, shqiptari u gjet i varur në qeli nga zyrtarë të burgut.
Por kush është shqiptari që ka vrarë veten? Referuar mediave helene, shqiptari ka vrarë kushëririn e parë të gruas së tij, pasi më herët kishin ngrënë dhe pirë së bashku e në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur atë me mjet prerës.
Autori e kishte goditur kushëririn e gruas tre herë në gjoks, goditje që kanë qenë fatale për jetën e tij. Lajmi për këtë vrasje kishte bërë bujë ne atë kohë në mediat greke dhe ato shqiptare.
(d.xh/Balkanweb)