Nga: ZONJA KATERINA

3-4 kunguj të njomë
300-400 gr djathë të bardhë
2-3 kokrra vezë
2 lgj miell ermik ose oriz
Kripë, piper, koper
Majdanoz, nenexhik
½ gotë pana ose qumësht
2 lgj gjalpë
4-5 petë byreku
Vaj për petët

Grijmë kungullin në rende dhe e vendosim në një tas të madh ku shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, vezët, panën, miellin ermik ose orizin, kripë, piper, koper, nenexhik dhe majdanoz të grirë hollë.

Në një tavë hapim 4-5 petë njëra mbi tjetrën duke i spërkatur me pak vaj. Ndajmë masën e përgatitur në 2 pjesë dhe e vendosim në të dyja anët e tavës si në formë shiriti dhe fillojmë nga njëra anë e tavës të palosim petët si role deri në gjysmën e tavës dhe po të njëjtën gjë bëjmë dhe nga ana tjetër duke palosur petët derisa të bashkohen me rolenë tjetër. I spërkasim roletë me pak vaj dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

Këtë byrek mund ta bëjmë dhe si një byrek të zakonshëm duke vendosur 2-3 petë poshtë, mbushjen në qendër dhe 2 petë lart. Vezët e rrahura me panën ose me qumështin nuk ia hedhim brenda mbushjes, por ia hedhim lart byrekut. E lemë për pak minuta të përthithë vezët me qumështin dhe e vendosim në furrë të piqet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb