Zëvendës Presidenti i Sh.B.A. Mike Pence u takua të enjten me Presidentin Tajip Erdogan në Turqi në një mision për ta bindur atë të ndalonte një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, por zyrtarët turq thanë se ofensiva ushtarake turke do të vazhdojë, edhe pas kundërshtimit të Amerikës.
Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri, me mbi 200 mijë civilë që po tentojnë të arratisen ,e militantët e ISIS që ndodhen në burgje dhe gjithashtu është ngritur një shqetësim edhe në SHBA.
Trump është akuzuar për braktisjen e luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëshpallur të Shtetit Islamik në Siri, duke tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor, shkruan “Guardian”.
Trump mbrojti lëvizjen e tij të Mërkurën si “të shkëlqyer strategjikisht”. Trump tha se shpreson se Z. Pence do të ketë takim të suksesshëm me Erdogan, pasi përndryshe SHBA do të ndërmarrin “aksion shkatërrues” mbi ekonominë e Turqisë. Shtëpia e Bardhë lëshoi një letër nga Trump drejtuar Erdoganit nga 9 tetor që thoshte: “Mos u bëj një burrë i ashpër” dhe “Mos u bëj një budalla!” Mediat turke shkruan se letra e Trump u hodh në mbeturina e nuk u mor aspak parasysh.
(d.xh/ Balkanweb)