ELBASAN
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku kanë mbetur të plagosur katër persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë ku janë përplasur dy mjete, njëri tip “Benz” me targë AA 595 XG dhe tjetri tip “Volkswagen” me targa AA 016 XS. Tre nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas informacioneve të para fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja për “BalkanWeb” shihet se si nga goditja e fortë e “Benz”-it mjeti tip “Volkswagen” ka përfunduar në shkallët e dyqanit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
INFORMACION PARAPRAK
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi A.G., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mjetin tip “Golf” i cili ishte i parkuar me drejtues shtetasin B.H., 31 vjeç, banues në Kukës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi R.GJ., i cili ishte pasagjerë në mjetin “Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)