DURRËS

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek mbikalimi i Shkozetit, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa personave që ndodheshin në dy automjete.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se një prej mjeteve është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend. Mes të plagosurve është edhe prokurori Arjan Ndoj.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e dalëse të Durrësit. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb