DURRËS 

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Në autostradë u shënua një atentat me armë zjarri, ku si rrjedhojë ka mbetur i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoji.

Menjëherë pasi ka marrë njoftimin, policia ka arritur në vendngjarje. Forcat të shumta policie e ambulanca janë tashmë në vendngjarje.

Kjo ka bërë që autostrada Tiranë – Durrës të bllokohet për disa minuta. Një trafik i rënduar u shënua në autostradë dhe shkak kryesor u bë pikërisht atentati i rëndë, ku mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoji.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb