Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, komentoi për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, procesin e votimit të delegatëve sot në Partinë Socialiste.

Spiropali tha se procesi po ecën mjaft mirë në të gjitha bashkitë e vendit, duke shtuar se deri më tani në Tiranë kanë votuar rreth 4 mijë anëtarë të PS.

E pyetur nga gazetari Gjençaj për përplasjes e institucioneve lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, Spiropali u përgjigj: “Sot nuk është dita për të bërë reagime politike.

Ne e kemi bërë reformën në drejtësi për ta shkëputur politikën nga drejtësia dhe për t’i dhënë mundësi drejtësisë të funksionojë e shkëputur totalisht nga politika. Anëtarët e Kushtetueses e dinë çfarë duhet të bëjnë, të njëjtën gjë duhet të dijë edhe Presidenti. Edhe rezoluta i bënte thirrje Presidentit të mos bllokojë reformën në drejtësi, në mënyrë që kjo reformë të mos pengohet”.

Ndërsa nuk dha një koment mbi paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta se do të padisë kreun e Këshiëllit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, duke thënë shkurtër: “Sot kemi vetëm lajme të mira në PS, i gëzohemi kësaj dite, ku anëtarët e kësaj force dëshmojnë edhe njëherë që PS është e pakonkurueshme”.

Si po shkon procesi i votimit, a keni të dhëna paraprake për pjesëmarrjen?
Proces i shkëlqyer, që nga votimi në 24 njësitë e Tiranës, ku po votohet masivisht. Janë rreth 15 500 anëtarë që votojnë sot në Tiranë për delegatët. Ka barazi gjinore, siç e patë këtu në selinë e PS votohet për katër gra dhe katër burra. Kjo ka prodhuar bashkëdrejtim të grave dhe burrave në të gjithë territorin. Kemi pjesëmarrje shumë të lartë, kanë votuar rreth 4 mijë anëtarë deri më tani ën Tiranë. Është një festë demokracie në partinë tonë.

Votimi elektronik, çfarë do prodhojë …
Shpresojmë që ky të jetë një shembull edhe për Reformën Zgjedhore në tërësi. Ne jemi të hapur për të gjitha format e hapura të votimit e numërimit, madje po e bëjmë edhe realitet votimin elektronik. Ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PS të vijojnë të votojnë.

Ka një ngërç në PS bë Shkodër, ç’po ndodh?
Edhe dega e Shkodrës është në proces riorganizimi dhe në dijeninë time po votohet normalisht edhe atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb