TIRANE
Pavarësisht se Kolegji i Posaçëm i Apelimit tha se z.Muci duhet të largohet nga gjykata kushteutese, ky i fundit deklaroi për mediat se nuk do të largohet nga zyra dhe se do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate. në një prononcim për mediat, menjëherë pas vendimit, Besnik Muçi tha se KAP nuk kishte tagër për të shpallur një vendim ndaj tij, për sa kohë ai e kishte humbur statusin e prokurorit, në momentin kur ka bërë betimin pranë Presidentit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë KPA theksoi se në momentin që nisi procesi i rivlerësimit kalimtar për Besnik Muçin ai mbante detyrën e prokurorit, por sot që flasim po shpallet ky vendim ai mban detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese pas betimit në Presidencë. Pavarësisht kësaj, z.Muçi deklaroi se nuk do të largohet nga zyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe u rikthye në zyrën.
“ Vendimi i sot nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e zgjedhur në anëtarët e Kushtetueses. Në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit. Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt i KPA.
Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njofoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror.” tha Muci për mediat, menjëherë pasi KPA vendosi shkarkimin e tij, duke mos kaluar shkallët vlerësuese të vettingut.” tha Besnik Muci, menjëherë pasi KPA vendosi shkarkimin e tij, duke mos kaluar tre shkallët e vettingut.
(BalkanWeb)