Në dosjen e Prokurorisë e cila ngre akuza të reja ndaj  pjestarëve të grupit kriminal “Bajri” janë dokumentuar edhe transkipte, biseda të përgjuara. Një prej tyre është edhe ajo të pandehurit Ismet Idrizi, i cili prej vitit 2018 ndodhet në paraburgim, kuru arrestua në kuadër të grupti “Oaz” i cili flet me një biznesmen dhe i kërkon një shumë prej 5 mijë eurosh.

018- Hë Arjet, ça bene. Nesër ka me lëviz ky shoku, a kishe mund nga darka me i pru
444- Nuk i kam be ala. Vetëm 2000 më bëhen sonte në darkë, nqs të bëjnë punë në darkë ajde në Dergut merri. Deri nesër në drekë i bëj 3 000 që të kam thënë
018- JO unë e di për 5000 që e keni lënë. Gjithsesi flet vetë ti me të
444- Jo i kam thënë për 3 kam mundësi me mbledh. Ai më tha mundoju për  5
018- 5000 thotë, nesër në drekë me kenë gati.

Nisur nga kjo bisedë Prokuroria thotë se pavarësisht rrethanave në mënyrë të drejtpërdrejtë pasqyronin një marrëdhënie me personi nën hetim Safet Rustemi me biznesmenin, të cilit i ka kërkuar shumën prej 5 mijë eurosh, shumë për të cilën vet Arjeti nuk e ka të qartë por është Ismet Idrizi ai që e sqaron.

Kjo për Prokurorinë është një gjobë e bënë nga pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, ndaj këtij personi i cili kishte një biznes të vogël në Shkodër, dhe ata e kërcënonin me qëllim që të jepte paratë.

Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb