TIRANË

Shoqërohet në polici Hermes Nika, i riu shumë i njohur në vend për paraqitjen e tij të pazakontë dhe i pranishëm në disa emisione.

Nikaj i njohur ndryshe me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, dyshohet nga policia për shfrytëzim prostitucioni.

Ai është shoqëruar gjatë natës pas një operacioni të Policisë së Tiranës për prostitucion ku ka pasur disa të shoqëruar, mes të cilëve edhe Nikaj.

Policia po kryen verifikime për të zbuluar rolin e tij, pasi dyshohet se siguronte vajza për qëllime prostitucioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb