Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhen edhe lokali i njohur “Barons”. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga dëshmitë e personave të tjerë është mësuar se brenda tij ndodheshin disa njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: