TIRANË

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve të frikshme, të cilët lanë pas shumë qytetarë të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Mediat fqinje  raportojnë se Maqedonia e Veriut ka ndarë 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.  Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të  ndihmës së parë në zonat e prekura.  Më parë edhe Kosova i doli në ndihmë Shqipërisë  duke ndarë 500 mijë euro për këtë situatë aspak të zakontë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb