Në vetëm 12 orë, thirrjes së Bashkisë së Fierit për të mbledhur ndihma i janë përgjigjur me qindra qytetarë e biznese. Ushqime, veshmbathje, batanije dhe shuma monetare, janë grumbulluar për të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe kjo falë kontributit të fierakëve. Disa kamionë dhe rreth 10 milionë lekë, janë nisur drejt Durrësit.

Bankers Petroleum, kompania më e madhe naftënxjerrëse në vend ka dhuruar 400 batanije, ushqime dhe ndihma të tjera për familjet e prekura nga lëkundjet e tokës në Durrës. Vetë Presidenti i kësaj kompanie ka treguar se ndihma nuk do të ndalet, ndërsa një grup është nisur në qytetin e Durrrësit ku ka depoztuar të tjera ndihma.
Për kreun e Bashkisë së Fierit Armando Subashi, qytetarët kanë treguar zemërgjerësinë e tyre në këtë moment të vështirë, ndërsa një ndihmë të pakursyer kanë treguar edhe bizenet. Bankers Petroleum, kompania më e madhe naftënxjerrëse në vend ka dhuruar 400 batanije, ushqime dhe ndihma të tjera për familjet e prekura nga lëkundjet e tokës në Durrës. Vetë Presidenti i kësaj kompanie ka treguar se ndihma nuk do të ndalet, ndërsa një grup është nisur në qytetin e Durrrësit ku ka depoztuar të tjera ndihma.

Kontributi i kompanisë Bankers ka vijuar edhe pranë shtabit të ngritur në Bashkinë e Patosit. Përfaqësues të kompanisë kanë dorëzuar ndihma në batanije dhe ushqime. Mësohet se pranë dy pikave të kompanisë Bankers në Fier dhe Patos janë hapur edhe kuti për mbledhjen e donacioneve, dhe pritet që brenda pak kohësh të dërgohet një tjetër kontigjent ndihmash për të prekurit nga tërmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb