Ka ndërruar jetë 20-vjecarja e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e cuar në 51 bilancin e viktimave.

Fatkeqesisht, 20-vjecarja është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, nga tërmeti shkatërrimtar.

Burime nga spitali i traumës konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se 20 vjecarja, Xhesika Biqiku nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra nga goditja ne koke, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit, sipas mjekeve ishte i pamundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb