Specialistja e Inxhinierisë Luljeta Bozo u shpreh se tërmeti 6.5 ballë Righter që tronditi vendin natën e 26 nëntorit ishte i fortë. Ajo tha se tërmeti nuk ishte ndonjë çudi e madhe nga ana e saj, pasi tërmete të fuqishme pritet të ndodhin në periudha që janë shpesh herë disa dekada.
“Unë në fakt isha vetëm në shtëpi. Nuk ishte diçka që nuk pritej. E dija që ishte një periudhë që ishte akumuluar. Ka një periudhë akumulimi dhe shpërthimi. Tërmeti nuk parashikohet, por duke parë studime e duke parë sesi kanë ndodhur tërmetet në vend, është hedhur ideja se nga 1979 nuk kishte tërmet të fortë e ndaj pritej një goditje e tillë. Ne jemi në Brezin e Mesdheut. Kur çlirohet energjia, pllakat lëvizin, përplasen ose largohen. Tërmetet shumë të fuqishme ndodhin në periudha që janë të largëta”, tha Bozo.
Specialistja e Inxhinierisë Luljeta Bozo dha rekomandime sesi njerëzit të veprojnë sapo bie një tërmet.
“Unë do iu thosha njerëzve që fillimisht mos të lëvizin fare. Aq është goditja, pastaj fillojnë pas-goditjet. Po arrite te dera, hape derën që të kesh mundësi të dalësh. Pasi mbaron goditja e parë, shih njëherë çfarë është çarë ose jo dhe pastaj dil përjashta direkt. Nëse ka çarje të thellë, mos u fut, pa ftuar specialist. Nëse ka dëmtim, atëherë një problem e ka shtëpia”, deklaroi ajo.
(d.xh/Balkanweb)