Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë këto ditë të vështira pranë shqiptarëve, të cilët po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit, pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Në një njoftim të fundit në “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë njofton se USAID ka dërguar ditën e djeshme inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse, që do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina.

“USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftim.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb