Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Elbasan, ku një 26-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në fshatin Përparim të Elbasanit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të rinjtë kanë qenë në një automjet pranë një lokal buzë rrugës Elbasan-Peqin, kur janë qëlluar nga jashtë nga një person që ishte në automjet në lëvizje.
Për pasojë nga të shtënat u plagosën 26-vjeçari dhe nje 23-vjeçar, ndërkohë që Andi Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital, pasi kishte marrë një plumb në kokë dhe këmbë. Ndërkohë 23-vjeçari i plagosur, Ardit Uruçi, ndodhet në reaminacionin e spitalit Rajonal të Elbasanit, në gjendje të rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
(ed.me/BalkanWeb)