Dalin të tjera detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Peqin, ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi. Krimet e Rënda kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen e rëndë, ku po hetojnë për lidhje të viktimës, apo edhe të Ardit Uruçit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm. Andi Zylyfi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

Ai u ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur. ‘BalkanWeb’ mëson se policia ka identifikuar llojin e automjetit të përdorur nga autorët e vrasjes pas sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të bizneseve të zonës ku u krye atentati. Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov. Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të 23-vjeçarit Zylyfi shumë e ngjashme me ngjarjen e fundvitit të kaluar te Rrethrrotullimi i Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona.

Atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi mjaft të strukturuar kriminal me aktivitet tē fuqishëm të paligjshëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ekzekutimet e viteve të fundit të kryera në Elbasan lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb