Katër anëtarë të grupit “Bajri” kanë kallëzuar penalisht gjyqtaren e çështjes, Iliriana Olldashi, të cilën e akuzojnë për “shpërdorim detyre”.
Kallëzimi është firmosur nga Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, dhe në të thuhet se “kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” nuk është zbardhur, për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda”.
Në kallëzimin e depozituar, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali deklarojnë se po mundohen t’i mbajnë me çdo kusht në burg.
(BalkanWeb)