“La Liberté” ka botuar, të enjten e 9 tetorit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me me krijimin dhe funksionimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Image
Image

Banka Kombëtare Shqiptare

Vlorë, 8 tetor.

Njoftohet largimi i dy anëtarëve të dy komisioneve që mbërritën disa kohë më parë në Vlorë, nën drejtimin e z. Fenoglio (Itali) dhe baronit Pitner (Austri), për të organizuar Bankën Shqiptare.

Banka, organizimi i së cilës tani ka përfunduar, do të fillojë operacionet brenda tre muajsh. Ajo është përgjegjëse, deri në një njoftim të mëtejshëm, e departamentit të thesarit të qeverisë së përkohshme.

Ky shërbim, që u përurua dje, është nën drejtimin e një punonjësi austriak dhe një italian.

Banka e cila, për momentin, ka kufizuar fushën e operacioneve të saj rreth Vlorës, do t’i duhet, më vonë, të shtrijë ato edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë./darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb