TIRANË

Pas tërmetit të pak minutave më parë, i cili shkaktoi sërish frikë tek qytetarët, ka folur sizmologu Rexhep Koçi. Në një lidhje telefonike me “News24”, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale.

“Para disa minutash është regjistruar në veri të Durrësit, me magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilometra. Unë jam në Kryevidh dhe nuk e kam dëgjuar. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb