Ndonëse ata kaluan momente paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, dita e sotme për fëmijët e strehuar në hotelet në Durrës ka qenë festë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me fëmijë të ushtarakëve, kanë menduar që të argëtojnë me këngë dhe valle vogëlushët, ndërsa kanë shpërndarë dhe dhurata për ta.
Ministrja tha se procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.
“E lumtur që bashkë me fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, sollëm buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.?
Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit i dhuruan topa shumë prej fëmijëve.⚽
Faleminderit edhe nxënësve të “Edith Durham”, të cilët na u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.?
Procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.?
#ShqipëriSolidare??”.
“Procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.?, shkruan në ‘Facebook’ Xhaçka
(BalkanWeb)