TROPOJË

Autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Por ndërkohë janë shoqëruar edhe dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje. Sipas Bezat, Policia është njoftuar pak pas mesnate nga banorë të zonës të cilët ishin rreth e rrotull në momentin e ngjarjes.

Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminal.

Vrasje Ne Tropoje
Foto nga vendi i ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: