Personi që shihni është biznesmeni që u vra sot në Rrëshen, pasi u qëllua me breshëri automatiku në rrethana ende të paqarta. 47vjeçari ishte pronar i një tv lokal në Lezhë, ‘Media Plus’. Viktima njihej si biznesmen në këtë zonë, ndërsa aktivitetin e kishte shtrirë dhe në Lezhë.
Vite më parë atij i është vrarë edhe një vëlla. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se Reçi ishte person me precedent penale.
Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit.
(BalkanWeb)