TIRANE
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar me keqardhje lidhur me vrasjen e Kastriot Reçit, ndërsa thekson se 47-vjecari nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
“AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.”- thuhet në deklaratën e AMA-s.
Deklarata e plotë:
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.
(BalkanWeb)