MIRDITË
Me një precizion tepër të saktë, nga një largësi prej jo më shumë se 150 metër në vijë ajrore vrasësi ka pritur i qetë lëvizjen ndoshta të përditshme të 47-vjeçarit Kastriot Reçi dhe me një gjuajtje të vetme i ka marrë jetën. Gazetari Elidon Ndreka ka qenë sot në Mirditë, në vendin ku mendohet se ka qenë vrasësi i biznesmenit Reçi.
Bëhet fjalë për një pallat 8 katësh, i shpallur nga bashkia i pabanueshëm për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Vrasësi ka qëlluar nga tualeti i banesës në katin e tetë, duke shqyer madje edhe një grilë, por pa e ngritur për të mos u parë aty ku ishte fshehur.
Ndërkohë që pallati ku ka qëndruar autori apo dy autorë, ndodhet 20 metër larg komisariatit të policisë.
Grupi hetimor ka gjetur në apartamentin ku ka qëndruar autori apo autorët një send që mund të jetë i tyre dhe që mund të sjellë një pistë konkrete në hetime dhe prova për të arritur te vrasësi.
(BalkanWeb)