Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ashtuquajturës paketa “anti-shpifje”, duke u pozicionuar në krah të komunitetit të gazetarëve që e kanë kundërshtuar me forcë këtë nisëm të qeverisë. Sipas argumentimit ligjor të dekretit, Meta sqaron ndër të tjera se:

“Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb