Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit, në një byrektore, në zonën e Yzerbishtit.
Gazetarja Dorjana Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet se biznesi është rrethuar me shirit nga policia.
Siç raporton gazetarja Bezat, nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur thyerje xhamash, si dhe lëvizje të objekteve përreth, por nuk ka pasur zjarr.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur dy persona, pronarja e biznesit dhe një punonjëse, të cilët janë dërguar në spital për mjekim.
(BalkanWeb)