LEZHË
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të moshuar i cili ka ngacmuar dhe dyshohet se ka abuzuar me një të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.
(BalkanWeb)