BERAT
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për alpinistin e plagosur në Malin e Tomorrit ka dërguar një helikopter të Forcave Ajrore.
Po ashtu bëhet me dije nga Ministria se alpinisti ishte pjesë e grupit prej katër vetash dhe do të transportohet tek Trauma, pasi ka thyer këmbën.
Pikërisht sot në mesditë në vendin e quajtuar afër ‘Çesmës së Tarikos’ alpinisti në fjalë ra në një zonë të thepisur duke thyer këmbën.
Kanë qenë tre bashkëudhetarët e tij të cilët e nxorrën nga vendi ku kishte rënë. Ata nëpërmjet celularit kanë arritur të thërrasin për ndihmë tek Emergjencat Civile.
Ndërhyrja me makinë është shumë e vështirë për shkak të borës kurse e vetmja mënyrë është helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes.