TIRANË
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi këtë mbrëmje Tiranën.
“BalkanWeb” mëson se ka mbetur viktimë i riu Vilson Tafçiu (Noka), i cili është qëlluar me armë zjarri në një rrugicë, në zonën e Astirit, pranë një lokali.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e krimit të rëndë, por policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
(BalkanWeb)