Akademiku Artan Fuga i është rikthyer edhe njëherë tërmetit të 26 nëntorit të 2019 dhe problemeve të cilat solli dhe u shfaqën bashkë me të.

Fuga thotë se ajo çfarë e dëshpëtoi me shumë në 26 nëntor, ishte se njerëzit të cilët dilnin nga shtëpitë nuk gjenin dot një shesh ku mund të ishin të sigurtë nga rreziku i rënies së kateve të ndërtesave.

Për këtë akademiku akuzon administrimin e keq të territorit i cili është në shërbim të fitimit dhe korrupsionit.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

Një shesh në qiell të hapur ku të fusësh kokën!

 

Gjëja më e trishtët që përjetova mëngjesin e 26 nëndorit ishte se njerëzit që dilnin nga shtëpitë nuk kishin një vend ku të mblidheshin për të qenë të mbrojtur në shesh nga rreziku i rënies të kateve të ndërtesave.

Një shesh bosh ku të mblidhemi në rast tërmetesh apo zjarresh të mëdha nuk kemi.

Hajde planifikim urban hajde!

Cdo centimetër për ndërtim.

Administrim territori në shërbim të fitimit, korrupsionit, babëzimit, kundër jetës të njerëzve. Ka 30 vjet që përgatisim këtë ferr.

Administrim territori që të rrezikon kokën.

Tanatos!

O paratë o vdisni.

Ne kemi zgjedhur të vdisni!

Ku të shkosh?

Në stadium? Të bie kulla në kokë.

Të sheshi? Të bien binatë me kokën e Skënderbeut në kokë.

Ku?

Anash liqenit? Kulla të tmerrshme si qiklope të mbulojnë po ranë.

Ku të shkosh për t’u mbrojtur!

Shihja vetura anash rrugës që të cojnë në Elbasan. Po ata që nuk kanë vetura? Po qarkullimi që bllokohet?

Nuk gjen dot një shesh në qiell të hapur ku të fusësh kokën!

Lëre diellin dhe hënën që nuk e sheh dot më kurrë!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb