“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 18 majit 1916, në faqen n°3, një fakt të paditur dhe personal për Ismail Qemalin.
Në kishën Notre-Dame de Montlucon u celebrua, të martën, martesa e kolegut tonë zotit Maurice Levet, drejtor i “L’Evolution politique”, me zonjushën Marguerite Troubat, vajzën e industrialistit montluconnais.
Dëshmitarët ishin, për nusen: Zotërinjtë Georges dhe Jean Troubat, industrialistë, vëllezërit e saj; për dhëndrin: z. Maurice Raynaud, deputet, ish-ministër i kolonive dhe Shkëlqesia e Tij, Ismail Qemal beu, ish-president i Këshillit të Shqipërisë.
Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania