Divorci nga Jennifer Garner është keqardhja e tij më e madhe. Kështu thotë Ben Affleck, që në një intervistë të gjatë për New York Times bën mea culpa për të shkuarën e tij dhe varësinë nga alkooli, që e ka detyruar ti thotë lamtumirë edhe personazhit të Batmanit:’Kam pirë relativisht normalisht për shumë kohë, pastaj kur martesa ime po merrte fund (mes 2015 dhe 2016), fillova të pi gjithmonë e më shumë dhe kjo më krijoi probleme shumë të mëdha me bashkëshorten dhe jo vetëm…’ tregon aktori, që në filmin e tij ‘The Way Back’, përpiqet të mashtrojë demonët e tij të së shkuarës…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një e shkuar, kjo e Affleck, e bërë në një luftë të vazhdueshme për të tentuar të ngrihet në këmbë pas çdo rrëzimi në tunelin e alkoolit: ’Përpiqesh të jesh mirë me të ngrënin, të pirën, me seksin, me kumarin, shopping dhe çdo gjë tjetër. Por kur gjërat ekzagjerohen këto gjëra ta përkeqësojnë jetën. Pastaj kur t’i përpiqesh ti largosh nga vetja fillon dhimbja. Bëhet një qark vicioz të cilin ti nuk mund ta copëtosh. Të paktën mua kështu më ka ndodhur…’.

Ai i është nënshtruar të paktën 3 cikleve rehabilitimi, në 2001, në 2007 dhe më pas në 2018 gjithçka dështoi duke përfunduar me rënien e tij. Deri në divorcin zyrtar nga Garner, në 2018. Dhe është pikërisht martesa dhe ish gruaja e tij që e kanë ndihmuar më shumë nga të gjithë duke i ndenjur pranë. Aktori flet pa filtra dhe rrëfen me turp për faktin se si përfunduan gjërat.

“Turpi është vërtetë diçka toksike. Nuk ka asgjë pozitive të provosh turp. Është vetëm një ndjesi e tmerrshme dhe toksike me një autostimë të ulët dhe përçmim për veten’, thotë Affleck, që pranon edhe që ka ardhur koha për tu hedhur në lojë: ’Nuk është e shëndetshme të fiksohesh tek dështimet. Sigurisht që kam bërë gabime për disa gjëra dhe pendohem shumë. Por duhet të mësosh nga të gjitha gabimet dhe të përpiqesh të vazhdosh të ecësh përpara’. Alkooli bëri që ai t’i thotë lamtumirë edhe personazhit të Batman.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: