Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg mish, 1.5 kg spinaq, pazi, labot, sallatë jeshile, etj, 2-3 qepë të thata, 3-4 qepë të njoma, 1 tufëz koper, 1 presh, ½ finok, 4-5 kokrra bahar, 4-5 lgj vaj ulliri, 2 kokrra limona, 1 litër lëng perimesh, Kripë, piper, gjethe dafine.

Përgatitja

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin e spërkatur me kripë, piper, bahar dhe gjethe dafine. E kaurdisim mishin mirë nga të dy anët derisa të marrë ngjyrë.

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e thatë të grirë në gjysëm rrathë. Sapo qepa të zbutet shtojmë preshin, qepët e njoma dhe finokun së bashku me gjysmën e sasisë së koperës. Pasi të kenë marrë një kaurdisje të lehtë shtojmë racionet e mishit së bashku me një koncentrat perimesh dhe ujë të ngrohtë në masë të tij. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë mishin të ziejë për rreth 1 orë derisa të ziejë plotësisht dhe të mbetet me lëngjet e veta.

Më pas shtojmë spinaqin, labotin, pazinë dhe sallatën jeshile. Sapo jeshillëqet të kenë ulur vëllimin shtojmë pjesën tjetër të koperës, kripë dhe piper dhe e lemë gatimin të përfundojë me kapak mbuluar për 10-15 minuta. Në fund fare shtojmë lëngun e limonit dhe e servirim gatimin të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb