TIRANË

Kishte paralajmëruar se do firmoste një dekret dhe ashtu bëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta, para mijëra qytetarëve të mbledhur në tubimin, sipas tij për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kundër grushtit të shteti, firmosi dekretin për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetutese.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për Kreun e Shtetit ndryshimet ligjore përbëjnë grushtin ndaj shtetit ligjor. Në tubimin e organizuar në Bulevard pranë zyrës së tij, Meta paralajmëroi se pas 15 Marsit, datë e caktuar si afati për miratimin e reformës zgjedhore, nëse Kuvendi nuk do marrë parasysh dekretin e nënshtruar, atëherë do firmosë dokumentin më të rëndësishëm, dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për Presidentin e Republikës në faj nuk është vetëm mazhoranca socialiste për devijimin e reformës në drejtësi, por edhe disa ndërkombëtarë. Ilir Meta me bindje tha se sovratiteti i vendit është shkelur dhe për këtë ai tha se ka shumë e shumë për të thënë. Me një prezencë patriotike Ilir Meta u betua mbi flamurin kombëtar se do mbronte kushtetutën.

Ndërkohë  që qytetarët ishin në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit.

Ora 18:46 Meta paralajmëron ashpër: Nëse nuk ka reflektim, pas 15 marsit do firmos shpërndarjen e parlamentit brenda tij

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk merr parasysh dekretin e firmosur sot para popullit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas 15 marsit do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit në mes të Parlamentit. Kreu i Shtetit deklaroi se do presë deri më 15 mars, kur pritet që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore, dhe pastaj do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit, dhe për këtë ai u betua para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo

Ora 18:40 “Vdekje grushtit të shtetit, rroftë Republika”, Meta firmos në shesh dekretin kundër ligjit të ri mbi betimin e gjyqtarëve

Dekreti i parë të cilin firmos Presidenti Meta sot është ai kundër ligjit të ri nga mazhoranca për betimin e gjyqtarëve kushtetues. Kjo do të thotë se Meta ka rrëzuar këtë ligjin i cili ishte përcaktuar nga Kuvendi si ”mekanizmi zhbllokues” por që do të jetë sërish Kuvendi i cili do të shqyrtojë këtë dekretin.

”Këta shpikën si të shenjtë afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen puçistët vendas dhe bashkëpuntorët ndërkombëtarë për asnjë afat kushtetues që nuk u respektua për institucionet e reja të drejtësisë . Shqiptarët janë këtu për një drejtësi të vërtetë, të barabartë, jo drejtësi me regji. Nuk duan të jetjojnë më me këtë model të ri drejtësi. Krimi i ri të mbetet mbi krimin e vjetër. Shqiptarët duan drejtësi sipas kushtetutës. Ata në krye të shtetit të kapur në flagrtancë për krime të rënda kushtetuese i mbron. A mund të besojë njeri tek kjo drejtësi?

Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet, por kur shteti me ligje antikushtetuetse do të shtypë të drejtat kushtetuese. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me ligje antikushtetuese e instaloi diktaturën në Gjermani. Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë. është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur.

18:14 “Ulem në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi”, Meta citon Kushtetutën: Sovraniteti i përket vetëm shqiptarëve
“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave. Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.

“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, theksoi Meta.

18:12 ”Neodiktatura nuk ka për të fituar”, regjisori Edmond Budina: Nuk kam ardhur si mik i Presidentit, por i vihem në krah për Kushtetutën
Aktori dhe regjisori Edmond Budina ka marrë fjalën në podiumin e manifestimit të Presidentit ku ka thënë se 30 vite pas rrëzimti të diktaturës ai vetë rikthehet për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, një ëndërr që e kishte që në protestën e 30 viteve më parë. Ai shprehet se nuk ka ardhur si mik i Presidentit Meta por i vihet në krah për Kushtetutën.
Budina thotë se neodiktatura që po përpiqet që të instalohet dhe të përdhosë Kushtetutën nuk ka për të fituar dhe se ai i vihet në krah Metës për të mbrojtur Kushtetutën.

18:08 Manifestimi/ Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u thënë ‘ndal’ atyre që shkelin Kushtetutën e të drejtat tona
Mes personazheve që kanë folur mbrëmjen e sotme në Bulevard para manifestuesve ka qenë edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi. Ajo tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën. “Zëri i atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë një Shqipëri si gjithë Europa. Në tetor 2018 unë dhe shumë studentë u ngritëm në protesta për një Shqipëri më të mirë. Të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhër. Protesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.

18:03 Boksieri shkodran me titullin kampion ndërkombëtar në manifestim: Ja dedikoj kësaj dite, zemra ime rreh vetëm kuqezi!
Kampioni i boksit, Kristian Demaj, i është bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidentit Ilir Meta, që po zhvillohet këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Boksieri shkodran tha se, ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri, zemra e tim rreh vetëm kuqezi. Demaj iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

Ora 18:02 Artisti Bujar Kapexhiu, mori fjalën në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Jemi mbledhur për dy veprime, dy ide: Të mbrojme dhe të mos pranojmë, për mbrojtje të ligjit, morali e kundër të keqes. Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem, po në caste të vecante jam ndjerë edhe demokrat edhe socialist edhe republican edhe ballist, vetëm për të mirën e Shqipërisë në interesit të Atdheut tim.

Ora 17:54  Ish- ambasadori i Shqipërisë Agim Nesho ka folur në podiumin e manifestimit të Presidentit Ilir Meta ku ka kritikuar mazhorancën si dhe i ka kërkuar opozitës të bëjë ndryshimin.

Nesho shprehet se shkelja e Kushtetutës është kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë si dhe i ka bërë apel qytetarëve ta mbrojnë atë.


 
Ora 17:49 Profesori Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, dha një mesazh të fortë para popullit shqiptar, të mbledhur në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjyqtari Binaku zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Ora 17:41- Neritan Liçaj hap manifestimin: Fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri

Artisti i njohur, aktori Neritan Liçaj ka hapur manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Bulevard. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut. Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personalitet të së drejtës, profesorit Ledi Bianku.

Ora 17:31 ”Kam dalë si qytetar”, Basha i bashkohet manifestimit: Kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku, zgjidhja zgjedhjet e parakohshme

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar manifestimit të Metës si qytetar dhe thotë se duhet zgjidhur menjëherë kriza politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

”Kushetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Duhet zgjidhur menjëherë kriza dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.
Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar. Unë kam dalë për të dhënë mesazhin që ky është një tubim qytetar, dhe është një bashkim qytetarësh.”- tha Basha.

Ora 17:29- “Fillimi i fundit i narkoshtetit”, ish-kryeministri Sali Berisha i bashkohet qytetarëve në Bulevard
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar mijëra qytetarëe në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. I shoqëruar nga truprojat dhe nën fërshëllimat e qytetarëve me dy gishta lart, Berisha ka mbërritur në Bulevard ku në një prononcim të shkurtër për mediat e quajti fillimin e fundit të narkoshtetit këtë manifestim. “Në këtë miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit”, tha Berisha.

Ora 17:07 – “Do firmoset një dekret”, Presidenca jep mesazhin e fundit para manifestimit: Do bëhet një votim dhe shpallet një betim…
Presidenca jep mesazhin e fundit para nisjes së manifestimit, teksa tashmë në shesh janë mbledhur mjaft qytetarë, që mbajnë të gjithë lidhur në krah flamurin kuqezi.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu uron mirëseardhjen në “Facebook” të gjithë qytetarëve, në atë, që ai e quan manifestim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar.
“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Blushi.

Ora 17:05 – Manifestimi i Presidentit/ Gazment Bardhi dhe Sahit Dollapi me të rinjtë në Bulevard (Video)
Manifestimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta i janë bashkuar dhe të rinjtë e të rejat e PD nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Sekretarit Organizativ Sahit Dollapi. Të shoqëruar nga disa të rinj, ata janë afruar në Bulevard për t’iu bashkuar qytetarëve të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës, në një ditë të shënuar për kombin shqiptar, dita e Besëlidhjes së Lezhës.

Ora 17:02 – FOTO/ Një tryezë e kuqe me Kushtetutën sipër, ja vendi ku do të firmoset dekreti i jashtëzakonshëm nga Meta
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë formë gjithçka, teksa pritet të nisë nga çasti në çast manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në foton që sjell “BalkanWeb”, duket se para Presidencës është ngritur podiumi, ku do të flasë Presidenti Meta dhe disa personalitete të tjera të botës së artit, sportit, kulturës. Në anë të podiumit, janë vendosur dy vajza të vogla, të cilat janë veshur me fustane, që mbajnë ngjyrat kuqezi.
Por në shesh nuk mungon dhe tryeza, ku do të firmoset një dekret i jashtëzakonshëm, siç ka thënë vetë Kreu i Shtetit.

Ora 16:18 – Të gjithë me flamurin kuqezi! Nis grumbullimi i qytetarëve në bulevard, me qindra policë rrethojnë Kryeministrinë
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Siç shihet nga videot që gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, qytetarët kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb