DURRËS
Dy persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e sotme në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se dy viktimat kanë qenë duke lëvizur më këmbë kur janë qëlluar nga një makinë në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të fruta-perimeve në lagjen 14, Durrës. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa janë vendosur postblloqe në pikat kryesore të qytetit.