DURRËS

Zbulohet emri i një prej personave që mbeti i vrarë sot në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një prej personave që mbeti i vdekur është shtetasi Anxhelo Avdia, për të cilin thuhet se është me precedentë penalë për vjedhje.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi ndërsa për ngjarjen është ngritur një grup hetimor. Vrasja ndodhi në lagjen 14 në Durrës teksa dy viktimat ishin duke lëvizur më këmbë dhe janë qëlluar nga një makinë në ecje.

Ndërkohë viktima tjetër është me inicialet D.SH., 35 vjeç. Policia thotë se ka identifikuar targat e makinës së autorëve dhe iu është vënë pas.  Po kështu pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Informacion paraprak

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: