Partia Demokratike e Shqipërisë ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar gratë dhe nënat beratase. Me mesazhin “Ndryshimi fillon nga gratë” dhe me firmën e kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha, 1000 karafila u shpërndanë sot nga të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së Berat dhe Forumit të Gruas Demokratike.

Djem e vajza të forumit të PD-së Berat, kanë shëtitur në rrugët dhe lokalet e qytetit, ku duku iu uruar grave “Gëzuar 8 Marsin”, iu kanë dhuruar edhe karafilat me dedikimim e Bashës.

Mesazhi i përcjellë prej tyre me lule jo vetëm që është mirëpritur nga gratë por edhe i ka emocionuar ato sepse nuk e prisnin një surprizë të tillë.
Të gjitha gratë beratase që rastësisht u bënë pjesë të kësaj surprize të bukur, kanë falënderuar të rinjtë e PD-së Berat për këtë nismë të ndërmarrë pikërisht sot në ditën e 8 Marsit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb