Menjëherë pasi në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para të prekur me koronavirus, kompanitë ajrore kanë marrë vendimin të anulojnë fluturimet me veriun e Italisë, që është kthyer prej javësh në një vatër të rrezikshme të virusit vdekjeprurës.
Burime i thanë “BalkanWeb” se pritet të pezullohen fluturimet e kompanive ajrore nga Shqipëria drejt “zonave të kuqe” në Itali.
Ndërkohë, vendimi final pritet të merret në orët në vijim.
(BalkanWeb)