Drejtoresha e ISHP, Albina Fico ka konfirmuar se ISHP po vijon punën në 24 orë lidhur me koronavirusin.

Ajo shprehet se për 24 orë po kryhen analiza laboratorike në mënyrë që të evitohen vonesat dhe rastet të konfirmohen sa më shpejt.

Po ashtu ajo u shpreh se koronavirusi mund të ndalet nëse zbatohet urdhrat dhe udhëzimet nga autoritetet.

 

”Përsa i përket testimeve ashtu si tha dhe zv.ministrja kemi 114 të testuar në ISHP dhe dua t’ju siguroj për nivelin e kapaciteteve. Në daljet tona publike përfaqësues të institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike funksionojnë 24 orë. Apeloj që të zbatohen rregullat e higjienës personale, për larjen e duarve mbi 20 sekonda, përdorimi i dezinfektantëve, respektimi i higjienës respiratore.
Duhen përsëritur.
Nëse kollitemi përdorim farcoletë që e hedhim menjëherë ose gropën e bërrylit.
Të krijojmë mundësinë vetes dhe që ne njohim për distancimin social. Nuk është vendi për të folur për 1.5- 1.2 m, por jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë edhe spërklat.
Në siëprfaqet ku punojmë duhet të infektohen. Shpesh thuhet që përderisa kemi larë duart nuk ka problem. Të zbatohen urdhërat e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP.
T’i kursejmë vetes përhapjen e koronavirusit kur është e panevojshme dhe kur mund të ndalet.
Frika është njerëzore, paniku është frikë e pakontrolluar. Nëse doni informacion i keni në faqen tonë zyrtarë.”- tha Albina Fico.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb