TIRANË
Pak orë pas lajmit se është i prekur nga koronavirusi, reagon drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Me anë të një statusi në “Facebook”, Brataj falënderon për interesimin dhe solidaritetin e treguar ndaj tij dhe informon për gjendjen shëndetësore. Ai shprehet se aktualisht është në një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se po kurohet në banesë.
Po kështu ai thotë se temperatura e tij është 37.5 nga 39.5 që e ka pasur dy ditë më parë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare shkruan se është normale, që sado masa parandaluese të marrësh, në front mund të dëmtohesh në këtë luftë të padukshme, ndërsa për qytetarët thotë se duhet të ekspozohen sa më pak duke iu apeluar të qëndrojnë në shtëpi.
“Mirembrema te gjitheve.
Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe, sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes”, shkruan ai.
(m.k/BalkanWeb)