TIRANE- Luneda Sufali nuk do të jetë më Drejtoreshë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ka zëra se ajo ka dhënë dorëheqjen nga ky post prej ditës së premte, por nga Ministria e Financave e përgënjeshtrojnë.

Ende nuk dihen arsyet e largimit nga detyra të Luneda Sufalit, edhe pse sipas zërave largimi i saj nga kjo detyrë ka ndodhur disa ditë më parë.

Sufali u emërua drejtoreshë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nga Tetori i 2013, pas nisjes së punës së qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Sufali ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dhe ka punuar në disa kompani të njohura vendase e të huaja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: