“Lautaro Martinez është një lojtar që po rritet shumë në Itali. Mënyra e lojës? është një numër nëntë me lëvizje spektakolare dhe kjo është mbi të gjitha karakteristika që e bën një qendërsulmues special. A do të ishte një rival më shumë për mua në sulm? Nëse ka rivalitet të shëndoshë dhe të gjithë në dhomën e zhveshjes pranojnë sfidën, atëherë është pozitive të kesh më shumë lojtarë me talent. Duhet vetëm që të gjithë të qëndrojë nga e njëjta anë”.
Fjalë të Luis Suarezit këto, sulmuesit të Barcelonën, që në një intervistë të gjatë dhënë për “El Mundo Deportivo”, prek në mënyrë të veçantë çështjen e Lautaro Martinezit, lojtarit të Interit dhe njërit prej emrave më të përfolur për përforcimin e sulmit të skuadrës blaugrana.
(Balkanweb)